Shërbime marketingu digjital
Nuk mjafton të dish çfarë bën konkurrenca. Duhet edhe ta kalosh.
Radari të tregon çdo ditë ku je mbrapa. Ne të ndihmojmë ta rregullosh: nga postimet dhe reklamat te faqja e internetit dhe profili në Google. Na shkruaj çfarë të duhet dhe të kthejmë përgjigje me një propozim të qartë.
Çfarë bëjmë
Menaxhim i rrjeteve sociale
Instagram dhe Facebook: plan postimesh dhe publikim i rregullt. Plus videot për TikTok, gati për t'i postuar.
Reklama me pagesë
Fushata në Instagram dhe Facebook që synojnë klientët e duhur, me buxhetin që vendos ti. Buxhetin e reklamave e paguan direkt te Meta.
Video dhe reels nga materialet e tua
Ti filmon me telefon ose na dërgon foto, ne bëjmë montazhin, titrat dhe animacionet.
Logo dhe identitet vizual
Logo, ngjyra, shkronja dhe shabllone që e bëjnë biznesin të njihet menjëherë.
Faqe interneti
Faqe e shpejtë që duket mirë në telefon, me chatbot AI, rezervime, porosi ose formular kontakti. Website i plotë me hosting dhe chatbot AI: 50 €.
SEO
Faqja jote më lart në Google kur dikush kërkon atë që ofron ti.
Google Maps dhe vlerësimet
Profil i plotë në Google Maps, më shumë vlerësime dhe përgjigje të mira ndaj tyre.
Strategji dhe konsulencë
Një plan i qartë: ku të investosh, çfarë të postosh dhe si t'i masësh rezultatet.
Bizneset me të cilat punojmë
Si punojmë
- Na shkruan në formular çfarë të duhet. Mjaftojnë dy minuta.
- Të kontaktojmë për një bisedë të shkurtër për biznesin dhe qëllimet e tua.
- Të dërgojmë një propozim me shkrim, pa asnjë detyrim.
Menaxhimi i plotë: 20.000 lekë në muaj, pa afat minimal. Website i plotë + hosting + chatbot AI: 50 €.
Preferon WhatsApp-in?
Na trego çfarë të duhet në një mesazh dhe të përgjigjemi aty.
