Të gjithë artikujt

Nga raporti në Instagram: reklama jote perfekte, gati me Claude Code

· 5 min lexim

Raporti i Radarit nuk të tregon vetëm çfarë bëjnë konkurrentët. Te seksioni „Reklama jote perfekte“ të jep një reklamë të plotë për Facebook dhe Instagram: idenë, videon skenë pas skene, zërin, tekstin, muzikën, ngjyrat, audiencën dhe buxhetin. Ty të mbetet vetëm ta kthesh në video. Këtu të tregojmë si ta bësh vetë, me Claude Code dhe modelin Opus 5.5, pa montazhier dhe pa program montazhi.

Çfarë merr në fund

  • Një reel organik 9:16 me zë në shqip dhe muzikë, për postimin e sotëm.
  • Një video 4:5 për reklamë me pagesë në Facebook dhe Instagram, dhe një version foto të saj.
  • Të njëjtin reel pa muzikë, që t'i vendosësh vetë një këngë në trend te Instagram-i.
  • Kopertinën e reel-it.
  • Një skedar teksti me caption-in, hashtag-ët, tekstin e reklamës dhe hapat për ta postuar.

Çfarë të duhet

  • Linkun e raportit tënd. Të vjen me email, te butoni „Hap raportin“. Nëse s'e ke ende, merr demon falas: „Reklama jote perfekte“ është brenda, e plotë.
  • Claude Code, me një llogari Claude me pagesë. E shkarkon te claude.com/claude-code dhe punon në Windows dhe Mac.
  • Gjysmë ore deri në një orë. Claude punon vetë; ti vetëm lexon dhe pranon kur të kërkon leje.
  • Nëse do: foto ose video të biznesit tënd, logon ose zërin tënd, në një dosje me emrin materiale.

Hap pas hapi

  1. Hap raportin

    Hap linkun e veçantë të raportit dhe zbrit te seksioni „Reklama jote perfekte“.
  2. Shtyp „Kopjo gjithë reklamën“

    Butoni kopjon gjithçka me një prekje: idenë, skenat, tekstin në ekran, zërin, tekstin e reklamës, muzikën, ngjyrat, audiencën dhe buxhetin.
  3. Hap Claude Code në një dosje të re

    Krijo një dosje, p.sh. reklama-ime, dhe hap Claude Code aty. Shkruaj /model dhe zgjidh Opus 5.5.
  4. Ngjit promptin dhe reklamën

    Kopjo promptin e gatshëm më poshtë dhe ngjite te Claude Code. Në fund të tij, në vend të rreshtit [NGJIT KËTU …], ngjit reklamën që kopjove te hapi 2. Shtyp Enter.
  5. Lëre të punojë

    Claude ndërton skenat, regjistron zërin në shqip, krijon muzikën dhe i bashkon në video. Kur të kërkojë leje, p.sh. për të instaluar ffmpeg ose Node.js, lexoje dhe prano.
  6. Shiko videot dhe kërko ndryshime

    Hap dosjen gati-per-postim. Nëse do diçka ndryshe, thuaja me fjalë të thjeshta: „zëri pak më ngadalë“, „titulli më i madh“, „hiq skenën e tretë“.
  7. Posto

    Reel-in posto si postim të zakonshëm në Instagram (dhe Facebook). Videon 4:5 vendose te Meta Ads Manager me objektivin, audiencën, buxhetin dhe datën që të jep raporti. Hapat i ke edhe te skedari i tekstit.

Prompti i gatshëm

Kopjoje të gjithë me butonin. Rreshti i fundit është vendi ku ngjit reklamën nga raporti.

Prompti i gatshëm
Je një studio e vogël reklamash për biznesin tim. Më poshtë është „Reklama jote perfekte“ nga raporti i Radarit (e kopjuar me butonin „Kopjo gjithë reklamën“). Ktheje në video gati për postim, nga fillimi deri në fund.

ÇFARË DUA (në dosjen „gati-per-postim“):
1. Reel organik 9:16 (1080×1920), 15–20 sekonda, me zë në shqip dhe muzikë. Fundi: „Linku në bio“.
2. Video për reklamë me pagesë 4:5 (1080×1350), me të njëjtat skena. Fundi të çojë te butoni i reklamës (p.sh. „Mëso më shumë ↓“).
3. Të njëjtin reel pa muzikë, vetëm me zë, që t'i vendos vetë një këngë në trend te Instagram-i.
4. Kopertinën e reel-it (PNG 9:16) dhe një version foto të reklamës (PNG 4:5).
5. Një skedar teksti në shqip me: tekstin e postimit organik me hashtag-ët; tekstin e reklamës (Primary text, Headline, Description, butoni); cilësimet për Meta Ads Manager (objektivi, audienca, interesat, vendet, buxheti, data e nisjes) siç janë në reklamë; dhe hapat e postimit, të shkruar thjesht.
Emërtoji skedarët me numra: 1-…, 2-…, 3-…

SI TA BËSH:
- Ndiq ideën, skenat, tekstin në ekran, zërin, ngjyrat dhe muzikën e reklamës. Mos shpik oferta, çmime, numra ose vlerësime që nuk janë në tekst.
- Ndërtoji skenat si animacion HTML (p.sh. me GSAP) dhe regjistroji në MP4 me Chrome pa dritare (puppeteer). Tekst i madh e i lexueshëm në telefon, brenda zonave të sigurta të Instagram-it, me lëvizje të buta dhe profesionale.
- Zëri: në shqip, me edge-tts dhe zërin sq-AL-AnilaNeural (femër) ose sq-AL-IlirNeural (mashkull), pak më shpejt se normalja (rreth +10%). Përshtat kohën e çdo skene me zërin, që asnjë fjali të mos pritet.
- Muzika dhe efektet: krijoji vetë, pa të drejta autori, që videoja të lejohet edhe në reklamë me pagesë. Zëri të dëgjohet qartë mbi muzikën; volumi përfundimtar rreth -14 LUFS.
- Nëse në dosjen „materiale“ ka foto, video, logo ose regjistrime të zërit tim, përdori ato.
- Nëse mungon ndonjë mjet (Node.js, Python, ffmpeg, Chrome), më thuaj çfarë do të instalosh dhe instaloje.
- Para se të mbarosh, nxirr disa kuadro nga çdo video dhe shikoji vetë: rregullo çdo tekst që del jashtë ekranit, mbivendoset ose lexohet keq.
- Në fund më trego listën e skedarëve dhe ku janë.

REKLAMA:
[NGJIT KËTU TEKSTIN NGA „KOPJO GJITHË REKLAMËN“]

Shembulli: Radari në Instagram

Postimet e Radarit në Instagram (@radari.site) u bënë pikërisht kështu: hapëm raportin, shtypëm „Kopjo gjithë reklamën“ dhe ia dhamë Claude Code-it. Pas rreth gjysmë ore kishim të dyja videot më poshtë, me zë, muzikë, kopertinë dhe tekstet për postim.

Versioni organik · reel 9:16Për postimin e zakonshëm në Instagram. Fundi: „Linku në bio“.
Çfarë thotë zëri
  1. „Konkurrenti juaj sapo nxori një ofertë të re. A e patë?“
  2. „Radari monitoron çdo ditë postimet, reklamat dhe vlerësimet në tregun tuaj.“
  3. „Merrni çdo ditë me email hapat konkretë për të ditur si të veproni.“
  4. „Provoni demon falas te radari.site. Linku në bio.“
Versioni për reklamë · 4:5Për Meta Ads Manager (Facebook dhe Instagram). Fundi të çon te butoni i reklamës.
Çfarë thotë zëri
  1. „Konkurrenti juaj sapo nxori një ofertë të re. A e patë?“
  2. „Radari monitoron çdo ditë postimet, reklamat dhe vlerësimet në tregun tuaj.“
  3. „Merrni çdo ditë me email hapat konkretë për të ditur si të veproni.“
  4. „Klikoni më poshtë dhe provoni versionin falas.“

Bizneset në video (Kafe Zana e të tjera) janë fiktive, siç shkruhet edhe në video. Te reklama jote, Claude ndjek atë që shkruan raporti për biznesin tënd.

Para se ta postosh

  • Lexo çdo fjalë. Claude ndjek reklamën, por biznesin e njeh ti: kontrollo çmimet, oraret dhe ofertat.
  • Zëri është sintetik (zëri shqip i Microsoft-it). Nëse do zërin tënd, regjistro fjalitë me telefon, vendosi te materiale dhe kërkoji Claude-it t'i përdorë.
  • Muzika: në reklamat me pagesë Meta nuk lejon këngë me të drejta autori, prandaj prompti kërkon muzikë të krijuar nga Claude. Një këngë në trend vendose vetëm te reel-i organik, nga vetë Instagram-i.
  • Buxheti dhe audienca te raporti janë pikënisje, jo premtim rezultati. Nëse e ke Radarin me pagesë, shtyp „E publikova këtë reklamë“ te reklama, që Radari të mësojë nga rezultatet dhe reklama e javës tjetër të dalë më e mirë.

Merr reklamën tënde perfekte

Vendos linkun e biznesit dhe merr demon falas me email. „Reklama jote perfekte“ është brenda, e plotë, gati për Claude Code.

Merr demon falas